A janë serbët njerëz!

E publikuar: 28/04/2020 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për Infosot shkruan, Driton Smakaj

Slavko Čuruvija ka qenë një gazetar serb që e ka kritikuar regjimin e Slobodan Millosheviçit, për vrasjet makabre që forcat ushtarake serbe bënin në Kosovë kundër shqiptarëve.
Edhe pse e dinte që ishte rrezik të kritikohet Millosheviçi, ai prapë e kishte vënë jetën e vet në tehun e shpatës për të drejtën njerëzore.
Një ditë shërbimi sekret serb do e ndalon para se të futej në ndërtesën ku banonte dhe është vrarë, duke lënë gruan dhe fëmijët nën mëshirën e kohës.

Nga ky kënd i vështrimit, Slavko Čuruvija është një hero i vërtetë i njerëzimit. Pra i tejkalon heroizmat nacionale. Është një serb dhe për mua është një njeri i respektuar i vlerave njerëzore.

Pse po shkruaj për Slavkon?

Sepse Këshilltari i KM në detyrë (sa ishte ende i ngarkuar), e theksoi me zë të lartë që edhe serbët janë njerëz.
Duke e konsideruar si një studjues, kjo fjali e tij disi për mua tingëlloi ofenduese për serbët në njërën anë, por edhe për shqiptarët në anën tjetër. Sepse sikur kishte vet dyshim nëse serbët janë njerëz apo jo, ndërsa dukej sikur ishte i bindur që shqiptarët nuk i konsiderojnë serbët si njerëz. Kjo më është dukur një fjali që nuk mund të dali nga goja e një studjuesi.

Sidoqoftë, një studjues nuk duhet kurrë të ia lejojë vetëvetes të përgjithsojë gjërat për asgjë. Sepse nuk është e vërtetë që të gjithë serbët janë të këqinjë e kriminelë, sikurse nuk është e vërtetë që të gjithë shqiptarët i konsiderojnë serbët si jo njerëz.

Poashtu, nuk ka asnjë kuptim të pajtohesh si studjues me Dick Martin në plotni, e në anën tjetër të mos e keni lexuar librin shkencor MASHTRIMI I MADH të Politikologut Bardhyl Mahmuti, i cili e çmonton në detaje tërë propagandën e Shtetit Serb rreth akuzave të krimeve të përmendura me dokumente konkrete po nga vet Shteti Serb.

Këshilltari i KM me apo pa vetëdije i’u bashkua një propagande për të denigruar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deri sot KM në detyrë ende nuk është distancuar nga ato deklarata të Këshilltarit të tij tashmë të liruar nga detyra.
A mos është duke pritur që militantët e tij të kërkojnë një gjë të tillë?!

P.S.
Lirimi nga detyra nuk përbën distancim. Ai e lirojë nga detyra duke qenë nën presionin e vëvëistëve.

D. Smakaj