A i dinit këto statistikat për Leicester?!

E publikuar: 08/02/2016 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leicester City padyshim është surpriza më e madhe dhe më e bukur e këtij sezoni në Premier League. Skuadra e rabinerit, udhëheq me 5 pikë distancë nga vendi i dytë që për momentin mbahet nga Arsenal dhe Totenham.

“Dhelprat” siç njihen ndryshe dje shkatërruan “qytetarët” me rezultatin 3-1, duke u konfirmuar si favorit për titullin kampion.
Gjithsesi ne ju sjellim disa statistika që do ju habisin.

* 7 Janar 2015 -Leicester në vendin e 20 në Premier League me 17 pikë.
* 6 Janar 2016 – Leicester në vendin e 1 në Premier League me 53 pikë.

* Jamie Vardy
2009/10 luante në kategorinë e 7-të angleze.
2015/16 golashënuesi më i mirë në Premier League.

* Riyad Mahrez
2009/10 luante në kategorinë e 5-të franceze.
2015/16 15 gola dhe 9 asiste në Premier League.