A gënjeu Benzema për ‘seks-videon’ e Valbuenas

E publikuar: 12/02/2016 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, ka pranuar të ketë gënjyer lojtarin e kombëtares franceze Mathieu Valbuena mbi çështjen e ‘seks-videos’ gjatë seancës dëgjimore në gjykatë ku akuzohet për shantazh.

‘Le Parisien’ citoi fragmente nga deklarata e tij në 28 janar në të cilën lojtari thotë që nuk e ka parë ‘seks-videon’ e Valbuena pasi i tha sulmuesit të Lyon që e kishte parë.

“Duhet ti kisha thënë që nuk e kisha parë videon. Po mburresha, po shtiresha… si të përshkruash një film që nuk e ke parë. Nuk e kam parë kurrë këtë video”, ka thënë Benzema.

Benzema, i cili ndodhet nën hetim që nëntorin e kaluar, është pezulluar për një periudhë të pacaktuar nga kombëtarja e Francës.

Benzema iu afrua Valbuenës për këtë çështje gjatë një seance stërvitore të kombëtares tetorin e kaluar.

Valbuena i tha gjykatësit në nëntor: “Ai u betua në emër të bijës së tij që e kishte parë videon, duke e komentuar edhe si epshndjellëse”.

Avokati i Benzema nuk ishte menjëherë i gatshëm për të komentuar.