A është ky telefoni Oppo me kamër me zmadhim optik 10X?

E publikuar: 01/04/2019 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës presidenti i Oppo tre javë më parë foli për një telefon me kamër që ka zmadhim optik 10x dhe të gjitha informacionet na çojnë drejt Oppo Reno.

Sot fotot zyrtare të telefonit u publikuan në uebsajtin e distributorit online JD.com dhe prej tyre vihet re që mungon konfigurimi me tre kamera.

E gjitha që shohim është një ekran ma “notch” dhe një kamër të dyfishtë në pjesën e pasme së bashku me disa ngjyra dhe dizajne elementësh unike.

Oppo Reno është konfirmuar që do të vijë në ngjyrë të purpurt, pink, jeshile dhe zezë. Por kjo është hera e parë që kemi një pamje të qartë telefonit.

Kamera e dyfishtë në pjesën e pasme sipas spekulimeve përbëhet nga një sensor 48-megapiksel dhe një sensor me kënd të gjerë ose sensor thellësie.

Në pjesën ballore dallohet një “notch” i vogël me skaje të lakuara 2.5D dhe ekran panel AMOLED me një skaner të shenjave të gishtërinjve nën të.

Duke qenë se mungon një notch, kamera selfie me shumë gjasa fshihet pas një mekanizmi në krye të telefonit që hapet kur doni të realizoni foto dhe video. /PCWorld Albanian