A është ky telefoni më i hollë në botë?

E publikuar: 18/10/2018 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kartat e biznesit janë pjesë e pandashme e shumë Japonezëve dhe nisur nga ky fakt një prej operatorëve më të mëdhenj në vend NTT Docomo në bashkëpunim me Kyocera ndërtuan një telefon që mund të vendoset në këllëfin e një karte biznesi.


Telefoni KY-O1L është 5.3mm i trashë dhe peshon 47 gram. Docomo thotë se është telefoni më i hollë në botë.

Ekrani monochrome e-paper ka madhësi prej 2.8-inç. Telefoni vjen me konektivitet LTE dhe bateri 380 mAh.


Ai nuk ka një kamër e as dyqan aplikacionesh por të paktën siguron akses në internet përmes një shfletuesi.

Por a është telefoni më i hollë në botë? 2016 Moto Z i Motorola pretendon se është më i holli në botë me 5.2mm trashësi.

Motorola lehtësisht mund të ankohet sepse Docom nuk ka një kamër duke reduktuar ndjeshëm trashësinë e tij.

KY-O1L kushton 300 dollarë. /PCWorld Albanian