A është ky LG G4?

E publikuar: 27/03/2015 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe më herët janë publikuar pamje të cilat sugjerojnë se janë të modelit të ri të telefonit / fabletit të LG, LG G4, ndërsa tani në internet janë shfaqur pamje të vërteta të pajisjes, të cilat janë publikuar nga XDA developers.

Sipas këtyre të fundit, telefoni do të sjell edhe lapsin digjital, për të cilin është folur edhe më herët.

 LG G4 i ri thuhet se do të shfaqet me një ekran prej 5,5 inç në rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin Snapdragon 810 octa-core në 64-bit dhe do të vijë me 3GB RAM dhe një zgjedhje të opsioneve të memories së brendshme të telefonit / fabletit.

Karakteristikat e tjera që thuhet se do të vijnë në pajisjen e re të LG përfshijnë kamerën kryesore me 16MP me OIS dhe Laser Auto Focus, versionin e ri të Android, përkatësisht versionin Android 5.0.2 Lollipop.

Ende nuk ka detaje për kohën kur LG do ta zbulojë telefonin e saj kryesor këtë vit që bazohet në Android, ne pritjet janë që ndoshta i njëjti do të bëhet zyrtar muajin e ardhshëm. (Telegrafi)