A ekzistojn nimfomaniakët?! +18

E publikuar: 08/05/2015 00:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Varësia nga seksi nuk ekziston. Një studim i ri sugjeron se justifikimi i përdorur shpesh për tradhtinë në çift nuk është aspak një çrregullim psikologjik apo neurologjik. Sipas shkencëtarëve, hiperseksualiteti është thjesht një dëshirë seksuale e madhe, por nuk ka të bëjë me një varësi të vërtetë.

Studimi i kryer në Universitetin e Kalifornisë u bazua në një eksperiment gjatë të cilit iu treguan foto të femrave joshëse pesë personave që deklaronin që ishin të varur nga seksi. I njëjti eksperiment me foto ku shfaqeshin substanca narkotike iu tregua disa personave të varur nga droga.

Këta të fundit patën një reagim të menjëhershëm, ndërsa në rastin e të varurve nga seksi reagimi varej nga niveli i dëshirës seksuale dhe nuk kishte të bënte me shkallën e varësisë si në rastin e të droguarve.

Autorët e studimit thonë se hiperseksualiteti nuk është gjë tjetër veçse libidoja në nivel më të lartë se zakonisht. /Puhia.com