A e shkakton kolesteroli i keq përhapjen e kancerit

E publikuar: 17/12/2018 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur kanceri fillon të përhapet në pjesët e tjera të trupit, shërimi i kancerit bëhet shumë më i vështirë dhe kërkues.

Studimi i ri, i publikuar në revistën “Cell Reports”, zbulon se kolesteroli i keq (LDL) e luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e kancerit.

Deri tek shfaqja e kancerit vjen kur qelizat normale të trupit fillojnë të sillen në mënyrë abnormale, rriten në mënyrë të pakontrolluar, shumohen dhe formojnë tumore.

Nëse nuk trajtohet me kohë, qelizat e kancerit shumë shpejt mund të fillojnë të përhapen në pjesë të tjera të trupit, gjë që është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri.

Nëse e kuptojmë më mirë përhapjen e kancerit apo metastazën, trajtimi i kancerit do të bëhet shumë më i suksesshëm. Shkencëtarët bëjnë përpjekje të mëdha që ta analizojnë sa më mirë metastazën.

Shkencëtarët nga Australia kanë analizuar sjelljen e qelizave të trupit nën ndikimin e kolesterolit të mirë (HDL) dhe të keq (LDL).

Rezultatet e analizave laboratorike kanë treguar se qelizat e kancerit përhapen më shpejt në qelizat e shëndetshme të trupit nën ndikimin e kolesterolit të keq (LDL).

Ata nuk e dinë shkakun e saktë ende, por kanë zbuluar se kolesteroli i mirë (HDL) nuk shkakton përhapjen e qelizave të kancerit.

“Ne besojmë se me një kontrollim më të mirë të niveleve të kolesterolit të keq do të mund të ngadalësohej ose parandalohej përhapja e qelizave të kancerit”, thotë udhëheqësi i studimit, prof. Thomas Grewal.

Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e hulumtimit janë paraprake dhe se duhet kryer vlerësimi nga ekspertë e bashkëpunëtorë të jashtëm.

Ata gjithashtu theksojnë se planifikojnë ta vazhdojnë kërkimin për të konstatuar se në ç’mënyrë kolesteroli i keq stimulon qelizat e kancerit që të përhapen. /Telegrafi/