A e keni parë këtë njeri? Policët publikojnë një skicë interesante përmes së cilës shpresojnë ta kapin hajnin! (Foto)

E publikuar: 07/02/2018 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo skicë interesante thuhet të jetë vizatuar nga një dëshmitar, pasi një i dyshuar vodhi një tezgë tregu.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi që siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo skicë tanimë është duke u përdorur nga policia, si pjesë e një hetimi në vjedhjen e rrugës.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur më 30 janar – në Lancaster të Pensilvanisë, SHBA – dhe ata shpresojnë se “dikush e njeh atë”.

Hajni thuhet të ketë vjedhur të holla nga një tezgë, ndërsa punonjësi ishte larg – duke ikur me vrap.

Gjithsesi, policia ka publikuar edhe një përshkrim më të detajuar, së bashku me skicën.

Ata thanë se ai ishte ndoshta një amerikanojugor ose aziatik, midis 30 dhe 40 vjeç.

Ai përshkruhet se ka flokë të zeza, të cilat i mbulojnë veshët dhe një mjekër të theksuar. /Telegrafi/