A e dini përse themi shëndet kur dikush teshtin?

E publikuar: 22/03/2017 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi.

Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë. Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit.

Që nga ajo kohë, njerëzit vazhdojnë të urojnë sa herë dikush teshtin, edhe pse në fakt shumë pak prej nesh e dinë përse e bëjmë këtë veprim.