A e dini për çka votoni dhe ku perfundojen Rezolutat tuaja, kur e ngritni dorën dhe votoni ?!

E publikuar: 23/07/2015 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leter drejtuar Institucionit me te larte te Kosoves, Kuvendit te Kosoves

Dardan Gashi

‘’Të nderuar deputetë, i nderuar kryetar i Kuvendit të Kosovës’’, jemi te   detyruar  te shprehim shqetsimin tone , me  këtë LETER TË HAPUR ….

Para se ta shprehim  shqehtësimin ton, ju pyesim: A e dini për çka votoni dhe ku perfundojen Rezolutat tuaja, kur  e ngritni dorën dhe votoni në seanca të Kuvendit të Kosovës?!

Kryetar  i Kuvendi te Kosoves, institucionet shteterore te Kosoves, e kane humbur rrugen ne oborr, si pasoj e egos dhe interesit perosnal  te politikanve tanë , kete dukuri  e sheh qarte qytetari i ketij vendi. Keq menaxhimi politik dhe ekonomik i vendit ka shkaktuar ngecje ne zhvillim te pergjithshem te vendit, duke quar ne degradim dhe regres institucional.

Pjese e funksionimit te dobet te institucioneve ne Kosove eshte edhe institucioni qe drejtoni Ju, Kuvendi i Kosoves,  e se sa jo funksional eshte ky intitucioni e tregon me se miri  mos jetesimi i Rezolutes Nr.-05-R-01, i dates 05.02.2015 te Kuvendit te Kosoves. Deputetet  e Kuvendit te Kosoves rezoluten, e votuan nje zeri, e cila sot mbi 6 muaj mbeti vetem ne leter dhe asnje nga rekomandimet e saj nuk u fuqizuan duke shfuqizuar disa faktor juridik (akte nenligjore, udhezime administrative) dhe antikushtetues te cilet kane ndikuar ne perkeqesimin e jetes ekonomike te bisneseve dhe vete qyetetareve te Kosoves. Rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosoves  permban nje titull te dhimshem, qe pershkruan nje te kaluare te aferme  te  qytetareve dhe popullit te Kosoves,  Rezolutet per pengimin e migrimit ilegal te qytetareve te Kosoves, e me poshte titullit, eshte permbajtja dhe rekomnadimet e kesaj resolute, e cila kerkon qe te eleminohen shkaqet dhe faktoret e kesaj tragjedie per qytetaret e Kosoves. Miratimi i rezolutes,  ishte demagogjia politike e radhes karshi qytetareve te Kosoves, apo ishte farsa e momentit, pasi qe ishit te detyruar qe se paku te sajoni diqka per publik, pas braktisjes masive te vendit nga qytetaret e vete. Siç po shifet ky mos jetesim i kesaj rezolute eshte ‘’abort’’ juridik i Kuvendit te Kosoves apo profesioni i politikanit eshte demagogjia dhe trillimi, e nga kjo demagogji, profesioni  prej politikani eshte bere profesioni me i urryer ne Kosoves (politikanet nuk e dine kete sepse jane te rrethuar nga servilet dhe mendojne se te gjithe mendojne si ata qe i kane perreth, por e verteta eshte ndryshe, sot ne Kosove eshte turp te jesh politikan).

Perpos se, zhvillimi ekonomik i ketij vendi ka stagnuar si rezulatat i keq menagjimit politik te vendit, po ashtu si pasoje e ketij keq menagjimi edhe eshte cenuar funksionimi demokratik i shtetit. Ky mosfunksionim demokratik i shtetit ka prodhuar raste, qe shpesh individ te caktuar brenda institucionit kane nxjerre akte nenligjore, ne emer te institucionit, per te promovuar veteven apo nje person publik , apo per interesin e nje grupi te caktuar, e  ne kurriz te qytetarve dhe kategorive tjera te intersit. Ne Kosove, ka shume raste te cenimit te demokracise, duke u nxjerr dhe sponzoruar akte nenligjore te tilla, qe jane antikushtetuese dhe kunder sistemit te ekonomise se tregut, nje shembull i tille, eshte (QRK) Udhezimi Administartiv 04/2014, i nxjerre nga Dogana e Kosoves. Ky akt nenligjor i nxjerre nga Institucioni i Doganes, eshte profesionalisht i mjere, i hartuar nga njerez te mjere ne profesionin prej ekonomisti dhe eshte dizajnuar asi soj,qe te mblidhen taksa nga Dogana ne menyren me te padrejt ne kurriz te bisneseve dhe qytetareve te Kosoves. Me mbledhjen e taksave ne menyre te paarsyshme, vetem sasi e taksave dhe jo struktur adekuate te kesaj takse, sponzoruesi i ketij akti nenligjor, drejtori i Doganes se Kosoves,  e paguan obligimin moral, ne kurriz te bisneseve dhe qytetareve , ndaj emeruesit te tij , i cili e ka emruar ne poziten publike te Drejtorit Gjeneral te Doganes. Zbatimi metutje dhe mos shfuqizimi i ketyre akteve nenligjore (edhe pse jane votur nga Kuvendi i Kosoves),te kesi lloj, e rendon edhe me tutje jeten ekonomike dhe sociale te vendit, prandaj kerkohet nga Ju, qe te nderhyni dhe dhe te ndaleni hovin e cenimit te demokracise dhe sponzorizimet personale te akteve nenligjore dhe ligjore.
Po lutemi, qe kesaj radhe nuk kerkohet ndihma e ndonje emisari te SHBA  apo te BE, qe kete rezolute te jetesoj dhe te ia dergoi Qeverise se Kosoves, nga Kuvendi I Kosoves, e me sa e dime ne keto dy institucione jane ne nje oborr te vetem.

E gjithe kjo ngecje, tek qytetaret e Kosoves krijon frike, se ndoshta do te fitojne mendimet e kqija, se shoqeria kosovare dhe vete shteti i Kosoves jane te deshtuar dhe nuk kane perspektive. Per cdo dite e me teper degjohen zera nga qytetaret, se jane te deshpruar me jeten e pergjithshme te  post Pavarsise se Kosoves dhe se koha nen administrim te UNMIK-ut preferohet dhe eshte domosdoshmeri e jetes ne Kosove edhe per nje periudhe te caktuar, me afatgjate. Nese edhe me tutje vazhdohet me kete plogeshti dhe neglizhence ne menaxhimin e vendit, sigurisht se bota perendimore, aleatet tane, bashkesia nderkombetare, do te kerkoj administrim te vendit nga njerez te jashtem me  administrate te jashtme.

Te gjithe e dime, se politika e nje vendi eshte menaxhuese e kapaciteteve njerëzore dhe natyrore te nje shoqerie dhe te nje vendi, por politika dhe politikanet e tane kane deshtuar ne drejtimin dhe menaxhimin e duhur te jetes ekonomike dhe politike te shoqerise sone. Kjo ngecje ne zhvillim, i ka humbur shpresat e qytetareve tane se ky shtet ofron mundesi per jete dhe perspektive ne te ardhmen. Kjo humbje shprese, mund te shihet nga ngjarjet e vjeshtes se vitit 2014, ku per pasoje patem braktisjen e vendit nga mijera qytetar, e ma e turpshmja eshte se pothuaj te gjithe jane shqiptare te Kosoves. Pa i hyre qeshtjeve sociale, te kategorise se migrimit,  mund te kuptoj njeriu me i thjeshte, se kjo nuk ishte thjeshte migrim ekonomik, por ishte braktisje e vendit nga qytetaret e vet, si pasoje e deshprimit dhe nga mungesa e perspektives. Gjate periudhes, se braktisjes vendit nga qytetaret e Kosoves, disa politakan shume pergjegjes, per kete ikje masive, kane qene kontravers me deklaratat publike te tyre dhe shpesh i`u kane shmangur krekosjes publike (siq eshte tipar i politikanit shqiptar), por ne vete kane ndier  pergjegjegjesin per kete ngjarje tragjike te popullit te Kosoves, e qe per fat te keq kjo tragjedi, ka pasur edhe humbjen e jetes se njerzve.

Kjo leter permbledhe pershkruan vetem nje nga problemet e qytetarit te Kosoves, ndersa situata dhe problemet te cilat rendojne jeten e tyre, jane shume me te medha dhe te pa numerta, por shpresojme qe ky do jete nje mesage i vetem, dhe se ju te zgjedhurit e popullit do vendosni gishtin ne koke, per te bemat dhe te pabemat qe ja keni sjell ketij vendi.