A e dini cili tretman i fytyrës është bindshëm më i kërkuar gjatë disa viteve të fundit?

E publikuar: 04/11/2018 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ja përse mezoterapia e fytyrës është e padhembshme dhe plotësisht metodë e sigurt e rinimit të lëkurës së fytyrës, e cila jep rezultate të pabesueshme dhe të dukshme që pas tretmanit të parë.

Përparësitë e terapisë së këtillë, në rend të parë, janë mbrojtja e organeve, gjë që posaçërisht vihet në pah te njerëzit, të cilët marrin sasi të mëdha ilaçesh, transmeton Telegrafi.

Me mezoterapi arrihet hidratim intensiv dhe ushqim i lëkurës, ndërkaq procesi i plakjes dukshëm ngadalësohet.

Mezoterapia bëhet metoda e parë e zgjedhjes edhe kur është fjala për rrudhat, plakjen e fytyrës dhe duarve, zvogëlimin e tonusit, akneve, rosaceas, vragave, vijave, kapilareve dhe dangave.

Ky specialitet mjekësor e estetik realizohet nëpërmjet injeksioneve të shumta në dermë dhe epidermë me përmbajtje të ekstrakteve natyrale, farmaceutike dhe vitaminave.

Rezultatet merren pas 2 ose 3 seancash. Minimumi ndërmjet seancave të mezoterapisë duhet të jetë një javë. Ilaçi që injektohet në një seancë nuk duhet të kalojë dozën prej 10cc.

Trajtimi nuk është i dhimbshëm, nuk ka efekte anësore dhe komplikime. Efektet anësore zakonisht ndodhin kur ka seanca më të shpeshta dhe kur kalohet doza e lejuar.

Përdorimi i saj në shumë shtete nga mijëra mjekë çdo ditë është vërtetimi më i fortë që është një praktikë efektive.

Nuk duhet të presim rezultate të shpejta duke e parë mezoterapinë si mrekulli për rregullimet e lëkurës.

Këtë metodë të shërimit mund ta aplikojnë ekskluzivisht ekspertët e specializuar për praktikimin e mezoterapisë. /Telegrafi/