A e bëri këtë veprim Dua Lipa për inat të Rita Orës?

E publikuar: 09/07/2018 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në koncertin e fundit në Finlandë, Dua Lipa ka mbledhur numër të madh të shikuesve, e mes tyre ka pasur edhe të tillë që kanë sjellë me vete flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fotografitë e postuara shihen këta flamuj si përshëndetje dhe pritje e nderuar për Dua Lipën në këtë vend.

Para Duas, edhe Rita Ora në instagramin e saj publikoi fotografi nga koncerti i saj në Porec të Kroacisë, e në të cilat shiheshin fansa të saj me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë

Madje, Rita në këtë koncert ngjiti në skenë flamurin e Kosovës, sikurse atë të Kroacisë, gjatë përformancës në skenë.

Ndryshe, edhe ky veprim i Duas mund të shihet si reagim i krijueses së hitit “New Rules”, ndaj Rita Orës. Marrëdhëniet e tyre, jo të mira, mes vete, janë diskutuar vazhdimisht në kohet e fundit në mediat, si vendore edhe ato ndërkombëtare