A duhet të dilni me dikë që e njihni në rrjet? Disa këshilla (Foto)

E publikuar: 08/11/2015 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A e keni filluar një lidhje me dikë që e keni takuar në internet dhe tashmë mendoni se është koha që të takoheni sy më sy? Nëse po, ekzistojnë disa masa paraprake që duhet të ndërmerrni që të mbroni sigurinë tuaj.

Ndiqni këshillat më poshtë.

Sill një mike/mik

Merrni një mikeshë apo një mik me vete kur takoni për herë të parë dikë që e keni njohur në internet. Ju nuk e dini identitetin e vërtetë të atij personi, kështu që është më mirë të jeni të sigurt. Nëse personi që do të takoni nuk i pëlqen që ju do sillni një mik, atëherë është më mirë të mos e takoni fare.

Gjeni transportin për veten

Mos pranoni një shëtitje nga personi që po e takoni për herë të parë. Gjeni mënyrën tuaj të lëvizjes për deri tek vendi ku do të takoheni. Kjo ju siguron se nuk do të jeni plotësisht vetëm me dikë që do takoheni për herë të parë dhe gjithashtu do keni transportin për në shtëpi kurdo që dëshironi.

Mos u takoni në vende të izoluara

Mos pranoni që të takoheni me atë që e keni njohur në internet në një vend të izoluar apo të vetmuar. Planifikoni që të takoheni në ndonjë qendër tregtare, një restorant me shumë njerëz ose ndonjë vend tjetër publik. Asnjëherë mos pranoni të takoheni në ndonjë shtëpi private ose vend tjetër të izoluar.

A duhet të dilni me dikë që e njihni në rrjet? Disa këshilla

Mos pini alkool

Shmangni pirjen e alkoolit apo marrjen e substancave të tjera që dobësojnë aftësinë tuaj të gjykimit, kur të takoheni me dikë për herë të parë. Prisni deri sa filloni ta njihni më shumë, dhe kështu ti besoni personit mirë para se të i lejoni vetes të humbasë në ndjenja dhe emocione.

Nëse jeni gati që të takoheni me dashurinë tuaj online, ju mund të hamendësoni se si të jeni i sigurt se duhet ta takoni dikë që e keni takuar në internet. Vetëm përdorni këshillat më lartë dhe besoni instinktit tuaj që të jeni të sigurt në takimin tuaj.