A do vazhdojnë sot kërkimet për trupin e policit tjetër të zhdukur në Lepenc

E publikuar: 06/05/2018 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kërkimet për trupin e pajetë të policit Armend Trena do të nisin ditën e sotme, pasi dje ishte pamundur të vazhdohej me tej për shkak të motit jo të mirë.
Kërkimet do të vazhdojnë prej orës 09:00.

Pista e kërkimeve do të jetë nga ura e Kashanit në drejtim të Hanit të Elezit, raporton Indeksonline nga terreni.

Tani për tani, në urën tek vendi i quajtur ‘Uji i thartë’ janë vendosur barriera nga hekuri.

Ekipet e Policisë së Kosovës, njësitet e FSK-së, klubet e zhytësve e shumë vullnetarë po bëjnë përpjekje të gjejnë Armend Trenën.

Ndërsa, para dy ditë është gjetur Malsor Dashi, ku edhe dje me ceremoni është varrosur në varrezat e Kaçanikut.

Të dy pjesëtarët e policisë u aksidentuan sot një javë, duke rënë në lumin Lepenc.

Pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc, është gjetur njëri nga policët e zhdukur në mbrëmjen e së shtunës.

Dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura./Express/