A do të shkojë nesër Thaçi në Brezovicë kur Ekipi Negociator do takohet me zyrtarë të BE-së?

E publikuar: 07/01/2019 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së nesërme Ekipi Negociator i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të takohen me zyrtarë të BE-së në Bruksel për të nisur një etapë të re të dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Blic.

Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini do të nisë nesër nga ora 10:00.

Mirëpo, edhe qysh e kishte paralajmëruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën përmbyllëse të vitit 2018, në kohën kur Ekipi Negociator do të jetë në Bruksel, ai do t’i vizitojë bjeshkët e Brezovicës.

Gjatë një interviste në Klan Kosova Thaçi tha se edhe përkundër mbështetjes që ia jep këtij ekipi, ditën e nesërme do ta kalojë në ndonjë vend të qetë e me borë.“Nesër do të shkoj në ndonjë vend ku ka më pak borë për shkak të ftohtit të madh”“Iu urojë përkushtim dhe kam besim në këtë ekip dhe besoj që do ta bëjnë punën më të mirë të mundshme”, tha Thaçi.