A do të pajtohen shqiptarët me emrin e ri të Maqedonisë?

E publikuar: 18/05/2018 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar për Klan Kosova emrin e ri të Maqedonisë, që do të jetë “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

Pacolli ka shprehur dyshimet e tij në qoftë se shqiptarët do të pajtohen me këtë emër.

“Kam parë delegacionet që kanë negociuar deri në 4-5 të mëngjesit, duket se emri do të jetë Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Sa do të jetë pala shqiptare në Maqedoni e kënaqur me këtë nuk e di. Kjo mbetet të diskutohet dhe të shihet”.

Kështu ka thënë ai gjatë një intervistë të dhënë nga Sofja për Info Magazine të Klan Kosovës.