A do të ndodh transferimi i Salah në Madrid? Zidane e pranon se i pëlqen egjiptiani

E publikuar: 16/12/2017 05:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mohamed Salah është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Liverpoolin.

Sulmuesi egjiptian ka shkëlqyer që pas transferimit në kampionatin anglez me gola e asistime.

Forma e mirë e Salahut ka bërë që shumë analist sportiv ta lidhin atë me gjigantin spanjoll Real Madrisin.

Së fundmi për Salahun ka folur edhe numri një i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane.

Francezi e pranoi se pëlqen lojën e Salahut

Trajneri francez e ka pranuar publikisht se Salah bën pjesë tek lojtarët e tij të pëlqyer.

“Salah është një futbollist i shkëlqyer këtë e tregoi te Roma dhe po shihet edhe tani te Liverpooli”.

“Është vetëm 25 vjeçar dhe mund t’i japë shumë futbollit. Bën pjesë tek ata futbollistë që më pëlqejnë shumë”, deklaroi Zidane.

Salah sa ishte pjesë e Romës u përballë me Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Por francezi nuk foli nëse do të dëshironte ta transferonte egjiptianin në Madrid.

Gjithsesi mediat spanjolle dhe ato angleze janë të bindura se Salah do të jetë zëvendësues i Gareth Bales në ‘Santiago Bernabeu’. /Telegrafi/