A do të marrë fund koronavirusi me rritjen e temperaturave? Flasin ekspertët

E publikuar: 24/03/2020 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koronavirusi, është konsideruar nga shumë ekspertë i ngjashëm me SARS-in, një virus që përfshiu 26 vende në vitin 2003. Referuar kësaj kësaj eksperience, ku me rritjen e temperaturave ky virus asokohe e humbi fuqinë e saj, njerëzit me të drejtë kanë ngritur pyetjen: A do të marrë fund koronavirusi, me rritjen e temperaturave?

Ekspertët deri më tani, ku ka më shumë se 3 muaj që virusi korona po gjen terren, ende nuk kanë gjetur një konkluzion të saktë, nëse rritja e temperaturave do ta “mposhtë” COVID-19.

“Ende nuk ka një konkluzion të saktë, që me ardhjen e pranverës dhe rritjen e temperaturave koronavirusi do të dobësojë fuqinë e saj”, u shpreh Dr. Micheael Gochfeld.

Andrew Marshall, një virology molekular në Uniersitetin Loyola Maryland, tha që është e mundur që rritja e temperaturave mund të bëjë që virusi famëkeq të marrë fund.

“Koronavirus është një “virus i mbështjellë”, i cili është shumë i ndjeshëm ndaj rrezeve Ultra Vjollcë dhe nxehtësisë. Rrezet Ultra Vjollcë ose shkaktojnë mutacion ose modifikojnë ADN-në ose ARN-në e këtyre viruseve, gjë që çon në paqëndrueshmëri dhe vdekje të virusit”, u shpreh Andrew Marshall.

Ndërkohë një shpjegim në lidhje me raportin mes rritjes së temperaturave dhe virusit, kishte dhe Dr. Senu Apewokin, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e Mjekësisë në Cincinnati. Apewokin, pranon që rritja e rrezatimit ultra violet mund të shkatërrojë viruse, por shprehet se kjo gjë ende nuk dihet për virusin korona.

“Viruset vazhdimisht përpiqen të luftojnë ndaj rritjes së temperaturave dhe sigurisht një gjë të tillë do të bëj edhe ky virus i ri”, tha ai.

Në hemisferën Jugore (ku përfshihen pesë kontinente: Antarktika, Australia, pesa më e madhe e Amerikës Jugore, si edhe një pjesë e Afrikës dhe e Azisë), në disa prej këtyre kontinenteve, vera sapo ka mbaruar dhe koronavirusi nuk është duke gjetur terren, aq shumë sa në hemisferën Veriore. Por ende nuk dihet se kjo statistikë, lidhet me kushtet atmosferike, shkruajnë mediat e huaja.

Sakaq, Anna Yeung-Cheung, një virologe në Kolegjin Manhattanville, sqaroi se viruset “vuajnë” në temperature të larta sepse sistemi i tyre imunitar nxitet së tepërmi nga prania e Vitaminës D, që përfitohet nga rrezet e diellit.

“Arsyeja se përse infeksionet virale e humbin efikasitetin e tyre në pranverë dhe verë, është sepse imuiteti juaj bëhet më i fuqishëm gjatë kësaj periudhe të vitit. Ne kemi parë që edhe vendet e nxehta kanë raportuar raste të pacientëve me koronavirus, si përshembull Singapori, por këto raste nuk kanë qenë të shumta”, u shpreh Yeung.

Sakaq, gjendja mbetet ende kaotike si pasojë e koronavirusit. Italia dhe Spanja, po njohin një shtim të frikshëm të numrit të viktimave dhe të infektuarve, si pasojë e pandemisë. Po ashtu edhe SHBA dhe Britania e Madhe, po njohin rritje galopante të numrit të personave të infektuar me epideminë vdekjeprurëse. Deri më tani, në rang global, si pasojë e virusit që ka alarmuar botën, janë raportuar të infektuar 416,774 persona ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 18,582 persona.

/Top Channel/