A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

29.12.2019 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

Boris Kalnoky

Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në BE.

Po konturohet gradualisht një distancim prej aksit gjermano-francez si qendër vendimtare pushteti dhe një kthim tek strukturat historike. Ndër to bën pjesë edhe krijimi i një blloku evropian lindor-qendror, pikërisht në pjesën ku dikur qeverisnin Habsburgasit: grupi i Vishegradit me Hungarinë, Poloninë, Çekinë dhe Sllovakinë si dhe me vendet e tjera të rajonit të lidhura gjithnjë e më ngushtë me të.

Gjermania duhet t’i shtrojë pyetjen vetes, se ku e ka vendin në Evropë? Konfigurimi i ardhshëm i unionit varet prej këtij vendimi. Politikanët gjermanë shpesh hiqen sikur nuk janë ata drejtuesit e qendrës së pushtetit në kontinent. Por vendet e tjera e dinë këtë fare mirë. Kjo është një ndër arsyet, se përse britanikët po i lenë lamtumirën BE-së: sepse ata e ndjejnë dominancën gjermane dhe nuk duan që të jenë të lidhur pas strukturave të tilla.

2019 ishte një vit i fërkimeve të vazhdueshme mes Parisit dhe Berlinit: fillimi i përballjeve për dominancë në një BE të re kontinentale. Edhe francezët e ndjejnë, që Gjermania në të ardhmen mund ta dominojë politikisht kontinentin më qartë se çdo herë tjetër më parë që pas Luftës së Dytë Botërore, ndaj përpiqen të mbrohen prej kësaj. Me receta, që janë përdorur edhe prej de Gaulle, Mitterrand e të tjerëve presidentë francezë: ta kushtëzojnë Gjermaninë në struktura, që nuk lejojnë rrugë të mëvetsishme. E në këto struktura duan që mundësisht të zenë vet pozicione kyçe. Thitrrja e Macron-it për një ushtri evropiane ishte një hap i tillë. Franca si një fuqi e vetme atomike në perëndim të kontinentit dhe si i vetmi vend me vullnet të qartë për të ndërhyrë edhe ushtarakisht jashtë vendit, do ta dominonte një ushtri të tillë.

Gjermania ndërkohë e sheh veten në lindje përballë një realiteti të ri e të vjetër: vendet e Evropës Qendrore, ku dikur shtrihej Perandoria e Habsburgasve, ofrohen si aleate. Zhvillimi vendimtar i viteve të fundit në Lindje nuk ishte debati verbal me Berlinin për tema si migracioni, shteti ligjor dhe integrimi evropian, por insistimi i evropiano lindorëve e qendrorëve, që Gjermania t’i pranojë si partnerë strategjikë. E bashkë me ta t’i kthehet parimeve të një politike realiste e pragmatike të influencës dhe interesave, në vend të predikimit të vazhdueshëm të moralit. Këto vende ofrohen për të forcuar pushtetin e Gjermanisë në Evropë, në rast se Gjermania u ofron diçka në këmbim atyre.

Ky insistim po përforcohet pas kuintave që në vitet 2014/15. Po shtohen shenjat, që ky opsion ka nisur të merret në konsideratë në Berlin. Ministri i Jashtëm Heiko Maas ende vazhdon të predikojë moral, por pas kësaj fasade ai synon një “politikë të re ndaj lindjes”. Ai u referohet shteteve të Vishegradit. Edhe një kërkesë e liberalëve në Bundestag kërkonte në vjeshtë një bashkëpunim strategjik të institucionalizuar me këto vende. Ndonëse kjo zyrtarisht nuk ka shans të trajtohet, sepse liberalët janë në opozitë, një numër politikanësh të partive në pushtet kanë sinjalizuar, se një gjë e tillë është e domosdoshme. Ato duan të përpiqen që kjo kërkesë mundësisht të trajtohet në komisionet parlamentare.

Gjermania pas Brexit-it duhet t’i përkushtohet Evropës Qendrore dhe Lindore – si një kundërpeshë ndaj Francës, por edhe për t’i afruar vendet e Vsihegradit dhe për t’i mbajtur ata larg prej lëvizjeve të djathta në Itali dhe në Francë. Por në këtë drejtim pengesën më të madhe e ka krijuar vet politika gjermane: Debati ligjor dhe neni 7 i proceseve të BE-së ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Si mund të mbyllen procese të tilla? Askush nuk e di – të falen “mëkatarët” – këtë askush nuk ka guxim ta bëjë – nga frika, se me këtë mund të vihen edhe vet në shënjestër. Por as dënim nuk do të ketë – sepse vendimi kërkon unanimitet.

Zgjidhja do të ishte mekanizmi i shtetit ligjor i menduar prej Komisionit të ri të BE-së, që do të vlente për të gjitha vendet. Ky do të ishte një shans, për t’i kaluar proceset ekzistuese në mekanizmin e ri. Por një hap i tillë duhej bërë me shumë kujdes. Sepse shtrohet pyetja se si qëndron puna me Gjykatën Kushtetuese franceze të politizuar dhe pavarësinë e saj? Apo me politikën tradicionalisht me pështjellime korruptive në Austri? Ose me praktikën e diskutueshme të tenderave me paratë e BE-së në Greqi? Lista është shumë e gjatë.

2020 kësisoj mund të jetë çasti i lindjes së një BE-jë kontinentale, politika e së cilës sërish të kujton më shumë politikën pragmatike se sa predikimin biblik në mal.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij

Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij

Ngjarja horror/ Babai gjen të vdekur 3 fëmijët dhe gruan të shtrirë në rrugë (Foto)

Ngjarja horror/ Babai gjen të vdekur 3 fëmijët dhe gruan të shtrirë në rrugë (Foto)

Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e ka hapur për to

Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e ka hapur për to

Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë

Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit,   Presidenti Thaçi merr pjesë

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Presidenti Thaçi merr pjesë

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda (FOTO)

Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda (FOTO)