A do ta ndryshojë Bosnja qëndrimin ndaj Kosovës

E publikuar: 20/02/2016 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kërkoi nga homologu boshnjak Ognjen Tadiq që Bosnja të ndryshojë qëndrimin ndaj njohjes së Kosovës.

Kjo kërkesë nga kryeparlamentari shqiptar është bërë gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të vendeve të Mesdheut, që po mbahen në Tiranë.

Në takimin që pati me Tadiqin, Meta theksoi rëndësinë e avancimit me integrimin rajonal dhe avancimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euroatlantik, shkruan Koha Ditore.

Në këtë drejtim u ripërsërit kërkesa e palës shqiptare për ndryshimin e qëndrimit të Bosnjë-Hercegovinës ndaj njohjes së Republikës së Kosovës, si një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.