A dëgjoni një zhurmë sa herë shikoni këtë GIF?

E publikuar: 04/12/2017 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E shikoni këtë imazh GIF? Është pa zë por shumica e njerëzve dëgjojnë një tingull në kokën e tyre saherë që struktura godet tokën. Por pse?

Një psikolog tha për The Verge se kjo ka të bëjë me mënyrën sesi senset tona funksionojnë.

Ky iluzion është një shembull i sinestezisë kur senset tona, si dëgjimi dhe shikimi – kryqëzohen në trurin tone.

Në botën reale në çdo moment ne rrethohemi nga lëvizje të cilat janë të lidhura ngushtë me zërin si përshembull shohim një top që kërcen dhe presim të dëgjojmë një zhurmë.

Kjo sinestezi zhvillohet që kur jemi të vegjël dhe është diçka e zakonshme për shumë njerëz.

Është po i njëjti fenomen që shfaqet kur ne shohim këtë GIF. Ky i fundit është një histori më vete. Ai është krijuar nga përdoruesi i Twitter HappyToast në 2008-ën si pjesë e një konkursi javor fotoshopi. /PCWorld Albanian