Tre viktima në aksidentin e autobusit në autostradën Shkup-Tetovë

E publikuar: 13/02/2019 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë.

Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilanci mund të jetë edhe më i madh, transmeton Lajmi.net.

Ndërkaq personat e lënduar, për të cilët raportohen se janë mbi 20 në numër, po transportohen  në Qendrën Klinike në Shkup dhe në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.