99 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

E publikuar: 14/08/2019 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës kanë ndodhur 99 aksidente komunikacioni.

Sipas policisë së Kosovës 25 aksidente përfunduan me të lënduar, ndërsa 74 të tjera vetëm më dëme materiale.

Gjatë 13 gushtit policia ka shqiptuar 1 mijë e 118 tiketa trafiku. Për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 15 persona, ku 6 nga ta janë dërguar ndërsa 2 në vuajtje të dënimit.