9 këshillat e dëmshme për jetën në çift, që psikologët nuk i miratojnë

30.01.2016 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
9 këshillat e dëmshme për jetën në çift, që psikologët nuk i miratojnë

Mitet – Psikologë të ndryshëm kanë përzgjedhur këshillat e gabuara për lidhjen në çift, që njerëzit i ndajnë me njëri-tjetrin, të cilat nuk bëjnë asnjë dobi në dashuri 

  1. Mos flini kurrë të zemëruar

Pranojeni: çiftet grinden. Ndonjëherë këto grindje ndodhin në mëngjes, kur ka shumë kohë për t’i zgjidhur përpara se të vijë ora e gjumit. Ndonjëherë ato ndodhin në mbrëmje, kur dita ju ka lodhur (që mund të kontribuojë në irritimin tuaj). Disa do t’ju këshillonin të qëndronit zgjuar dhe t’i zgjidhnit problemet tuaja përpara gjumit që të mos flini të zemëruar. Megjithatë, një gjumë i mirë do t’ju ndihmonte të shihnit më qartë problemin dhe ta zgjidhnit atë në mëngjes me mendje të freskët.

  1. Terapia në çift ju shpëton martesën

Kjo është e vërtetë vetëm nëse të dy partnerët janë të interesuar ta shpëtojnë martesën e tyre. Megjithatë duhet ta dini se kur dikush ju këshillon terapinë në çift gjasat janë të mëdha që të jetë shumë vonë. Mos u mundoni më kot emocionalisht dhe mendërisht të shpëtoni një lidhje të vdekur.

  1. Jini plotësisht transparentë për ndjenjat tuaja

Këshilla “ndajini ndjenjat me njëri-tjetrin” është një nga më problematiket. Shpesh njerëzit i tregojnë ndjenjat e tyre në formë fajësimi, si për shembull “jam i/e zemëruar me ty”, “ato që the më lënduan”. Përpiquni të gjeni një mënyrë më të sofistikuar për të treguar atë që ndieni, në mënyrë që të mos i hidhni më shumë benzinë zjarrit në lidhjen tuaj.

  1. Mësohuni me rrallimin e seksit pas martesës

Mund t’ju duket diçka normale kur njerëzit ju thonë se të martuarit nuk bëjnë seks. Ka shumë çifte që vërtet nuk kryejnë më marrëdhënie, por po ashtu ka edhe shumë të tjerë që e bëjnë këtë rregullisht. Nuk duhet t’i merrni këshillat për të mirëqena dhe të tërhiqeni nga dëshirat tuaja, duke menduar se kjo u ndodh të gjithëve.

  1. Partneri/ja duhet të jetë shpirti juaj binjak

Është e vështirë në një marrëdhënie të gjendet perfektja dhe idealja. Sado që të ekzistojë dëshira për të gjetur shpirtin binjak, nuk duhet ta shihni lidhjen tuaj me atë sy. Një marrëdhënie e shkëlqyer nuk është diçka që e arrini pa u lodhur. Në fakt, ajo është diçka që e ndërtoni me kalimin e kohës dhe me shumë mund. Kur përjetoni momente ndarjeje në lidhjen tuaj dhe pyesni veten nëse jeni martuar me personin e gabuar, duhet të lini pas idenë e shpirtit binjak dhe të kuptoni se në martesë, partneri ose partnerja ju bëhet shpirti binjak nëse dini ta bëni këtë gjë.

  1. Zgjidhini problemet tuaja menjëherë

Ideja që komunikimi verbal i drejtpërdrejtë zgjidh gjithçka është e gabuar dhe një mit. Shpesh funksionon për femrat, por nuk u pëlqen aspak meshkujve. Disa meshkuj e përpunojnë informacionin me vonesë dhe nuk janë shumë të zotët në komunikimin verbal. Në këtë rast femrat duhet t’i japin kohë partnerit të fillojnë një dialog verbal. Për burrat durimi është zgjuarsi dhe kush e kupton këtë merr më shumë vlerësim.

  1. Mos tregoni shumë varësi në një lidhje

E vërteta është se disa njerëz e përjetojnë një lidhje me më shumë ankth sesa të tjerët. Është natyrale të kërkoni siguri, lidhje dhe vëmendje nga personi tjetër. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish që ia keni nevojën, por duke e ditur këtë tipar tuajin mund të arrini të keni edhe kuptimin e personit tjetër. Pranojeni ankthin tuaj.

  1. Nuk mund ta ndryshoni partnerin/en

Kur një marrëdhënie ngec në vend, partnerët mund të kenë hequr dorë nga përpjekjet për të ndryshuar njëri-tjetrin. Këshillat mos u përpiqni ta ndryshoni atë, nuk kanë kuptim. Në fakt ju duhet të ndryshoni partnerin tuaj, në mënyrë të vetëdijshme ose jo. Ju duhet të punoni në bashkëpunim për të pasur një jetë sa më të mirëkuptueshme dhe në harmoni, gjë që nuk ndodh nëse nuk bëni konsensus.

  1. Problemet zgjidhen vetë

Nëse besoni se gjithçka ndodh për një arsye dhe problemet ashtu sikurse shfaqen edhe largohen, po gaboheni. Ka shumë gjëra në jetë që nuk mund t’i kontrolloni, por duhet t’u bëni ballë problemeve tuaja. Zgjidhja e atyre që ju shqetësojnë, do t’ju sjellë lumturinë e kërkuar, ndaj merrini seriozisht.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


FFK jep lajmin e madh: Stadiumi “Fadil Vokrri” do të zgjerohet

FFK jep lajmin e madh: Stadiumi “Fadil Vokrri” do të zgjerohet

Bebe Rexha tregon se për çka e ngucnin në shkollë

Bebe Rexha tregon se për çka e ngucnin në shkollë

“Stupcat” tallen keq me zgjedhjet, tregojnë si shiten votat në Kosovë

“Stupcat” tallen keq me zgjedhjet, tregojnë si shiten votat në Kosovë

La kamerën e ndezur aksidentalisht, zbulon se gruaja po e tradhton me shokun e ngushtë

La kamerën e ndezur aksidentalisht, zbulon se gruaja po e tradhton me shokun e ngushtë

Beqiraj i emocionuar nga mikpritja e “Dardanëve”, thotë se Kosova e meritoi fitoren

Beqiraj i emocionuar nga mikpritja e “Dardanëve”, thotë se Kosova e meritoi fitoren

Challandes pas fitores ndaj Malit të Zi – thotë shqip ‘urime’

Challandes pas fitores ndaj Malit të Zi – thotë shqip ‘urime’

Moldavi-Shqipëri mbyllet 0-4 për kuqezinjtë

Moldavi-Shqipëri mbyllet 0-4 për kuqezinjtë

Rashica: Jam gati 100 për qind për Malin e Zi

Rashica: Jam gati 100 për qind për Malin e Zi

Drejtori i Fiores i befasuar nga talenti 22 vjeçar: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me mbesën time

Drejtori i Fiores i befasuar nga talenti 22 vjeçar: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me mbesën time

Bëri gabimin e ndeshjes, ja çfarë thotë Strakosha

Bëri gabimin e ndeshjes, ja çfarë thotë Strakosha

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshjen e ngushtë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshjen e ngushtë

Jennifer Lopez vjen me një këngë të re

Jennifer Lopez vjen me një këngë të re

Challandes: Nuk jam i kënaqur me fitoren 1:0

Challandes: Nuk jam i kënaqur me fitoren 1:0

Demi i heq të gjitha dhe pozon e zhveshur

Demi i heq të gjitha dhe pozon e zhveshur

Florent Hasani shënon golin e parë kundër Gjibraltarit

Florent Hasani shënon golin e parë kundër Gjibraltarit

Kardashianët pretendente për të fituar çmim në këtë ceremoni

Kardashianët pretendente për të fituar çmim në këtë ceremoni