89’shi nënshkruan me sulmuesin e njohur

E publikuar: 22/07/2017 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 ka angazhuar sulmuesin e Prishtinës, Shend Kelmendi, i cili vetëm pak ditë më parë u largua, dhe u përfol se do të nënshkruajë me Skënderbeun.

Kelmendi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mitrovicasit, dhe do t’u bashkohet atyre në përgatitje nga java e ardhshme.

Këtë e kanë bërë të ditur për Sportin në KTV zyrtarët e klubit mitrovicas.

89-shi ka marrë edhe Arb Manajn nga Dukagjini i Klinës, me të cilin ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

Sulmuesi i krahut, Kelmendi është produkt i akademisë së Prishtinës, dhe ka kaluar në të gjitha gjeneratat e klubit nga kryeqyteti.