E publikuar: 12/06/2015 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

De Biasi dhe Cana: Duam rezultat pozitiv me Francën
Në konferencën për shtyp në prag të duelit me Francën në “Elbasan Arena”, trajneri italo-shqiptar Gianni De Biasi dhe kapiteni Cana theksuan nevojën e një rezultati pozitiv në miqësore e cila do t’i shërbejë përgatitjes më së miri për ndeshjet eliminatore të Shtatorit.

Me Francen na pret ndeshje e veshtire pasi ata e njohin lojen tone dhe vijne pas humbjes me Belgjiken, kështu që do të kërkojnë fitoren dhe paraqitjen e mirë për të hgarruar atë disfatë. Objektivi ynë eshte te pergatitemi per ndeshjet e shtatorit, sigurisht me rezultat pozitiv ndaj Francës por kam ndërmend t’u jap hapësira lojtarëve që kanë luajtur më pak me kombëtaren. Mund të them edhe formacionin; Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji, Basha, Kaçe, Lila, Lenjani, Roshi, Cikalleshi”.

Nga ana tjetër kapiteni Cana e quajti shtëpi të dytë Francën por theksoi se dëshiron t’u shkaktojë humbjen e parë nga Shqipëria ndaj dhe do të bëjë maksimumin ashtu si të gjithë lojtarët. Lidhur me shtyrjen e vendimit nga ana e CAS-it për ndeshjen Serbi-Shqipëri, kapiteni kuqezi theksoi se tashmë asgjë nuk është në dorën e lojtarëve apo federatës pasi të gjitha provat i kanë dorëzuar në institucionin më të lart të vendimmarrjes dhe i takon atyre vendimi.