86 vjet nga vrasja e Hasan Prishtinës – Thaçi kujton figurën e tij

E publikuar: 14/08/2019 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AFP

Sot janë bërë 86 vjet nga vrasja Hasan Prishtinës, figurës së ndritur të kombit.

Atë sot e ka kujtuar edhe presidenti Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912”.

“Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare”.