85 aktakuza të ngritura brenda 24 orësh në Kosovë

E publikuar: 29/08/2019 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza kundër njëqind (100) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetegjashtë (26) persona, si dhe janë bërë trembëdhjetë (13) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Gjatë periudhës 24 orësh, me urdhër të prokurorit kujdestar janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetë e nëntë (49) aktakuza kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) të pandehur, pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Po ashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndara.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur gjashtë (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale, po ashtu janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.