84 zyrtarë policorë ende të infektuar me COVID-19

E publikuar: 14/07/2020 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

136 policë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i përhapjes së pandemisë në Kosovë, ndërsa momentalisht janë 84 raste aktive brenda policisë së Kosovës.

“Disa zyrtarë janë sugjeruar për vetizolim, përderisa që nga fillimi e deri me sot (14.07.20), 136 zyrtar kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa tani aktiv te infektuar janë 84, dhe të shëruar 52 zyrtarë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Tutje, policia ka thënë se një numër i zyrtarëve policorë të cilët kanë sëmundje te rënda dhe një pjesë e stafit civil sipas vendimeve zyrtare janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevojës kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike

“Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policor, në lidhje me situatën rreth Koronavirusit, në vazhdimësi ka ndërmarrë masat e nevojshme mbrojtëse sipas vendimeve dhe rekomandimeve zyrtare”, thuhet në përgjigje.

Policisë së Kosovës nga dje i është kthyer orari 12 orësh i punës për shkak të vendimeve të reja të qeverisë në lidhje me parandalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID-19./kallxo/