Pedro, me Barcën deri më 30 qershor të 2019-ës

E publikuar: 04/06/2015 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pedro Rodriguez rinovon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2019. Klubi katalanas në mënyrë të papritur njoftoi zgjatjen e bashkëpunimit me sulmuesin 27-vjecar, i cili përflitej se do të largohej nga kampionët e Spanjës gjatë merkatos së verës. Emri e Pedros është lidhur shpesh me skuadra të ndryshme të Premier Leagues dhe Serisë A për shkak të aktivizimit të paktë gjatë këtij sezoni. Prania e Neymar dhe e Luis Suarez e bën shumë të fortë konkurrencën në sulmin blaugrana, por kjo nuk e ka penguar spanjollin për të qëndruar të paktën deri në vitin 2019 te Barca.

Në kampin katalanas në fakt kanë menduar për ta përshtatur Pedron në një rol të ri, si mesfushor krahu, duke parë hapësirat e pakta në sulm, por deri tani Enrique nuk e aktivizuar në këtë pozicion. Nëse Dani Alves nuk e rinovon kontratën, atëherë sezonin e ardhshëm Pedro mund të luajë si mesfushor i djathtë, pasi deri në janar të 2016 Barcelona nuk mund të federojë asnjë lojtar të ri, për shkak të pezullimit të FIFA-s.