80-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

E publikuar: 17/09/2020 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I moshuari, Enver Bekolli tash e një kohë është shpallur i humbur dhe nuk është gjetur ende.

Për informacione që çojnë në gjetjen e tij, familja e Bekollit ka vënë edhe një shpërblim prej 5 mijë eurosh.

Këtë e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, që ka qenë i angazhuar në disa aksione për gjetjen e njerëzve të humbur, Ridvan Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Te dashur qytetare

Kan kaluar shume dite qe nga humbja e z. Enver Berkollit dhe ende nuk kemi ndonje lajme se ku mund te jete

Familja Berkolli do te shperblej me 5.000€ ( pese mije euro) ata te cilet do na jepin info per vendodhjen e z. Enver Berkollin

Numri kontaktues- 043/554/514. 049661300.

Gjithashtu kerkojme ndihme Mediale-Portale per shperndraje te ketij Lajmrimi.

Me respekt

Grupi “Vullnetaret”.