8 miliardë euro Franca për ta shpëtuar industrinë e makinave të dëmtuar nga pandemia e COVID-19

E publikuar: 27/05/2020 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria franceze pritet të rrisë mbështetjen e saj për industrinë vendase të makinave, si në një përpjekje për të zbutur efektin financiar të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Me këtë, Franca prite t’i ndajë 8 miliardë euro për ta shpëtuar këtë industri, përcjell Telegrafi.

Siç ka njoftuar presidenti Emmanuel Macron, konsumatorët mund të marrin deri në 12 mijë euro nga qeveria për të blerë një makinë elektrike.

“Kriza shëndetësore solli një ndalesë masive dhe brutale në industrinë e automjeteve franceze. Ajo është pjesë e ekonomisë sonë, mijëra vende punë. Mbështetja jonë do të rritet masivisht,” ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron.

Plani 8 miliardësh i Macronit përfshinë një garanci të huasë qeveritare prej 5 miliardë eurosh në diskutim për prodhuesin e automobilave Renault, por jo miliona që qeveria ka shpenzuar tashmë për pagesa të përkohshme të papunësisë për punëtorët e kësaj industrie, të cilët qëndruan në shtëpi për javë të tëra.

Aktualisht, industria e automjeteve në Francë punëson rreth gjysmë milioni njerëz dhe është një pjesë e madhe e sektorit të saj të prodhimit.