8 ‘finalet’ e mbetura të Realit dhe Barçës

E publikuar: 22/06/2020 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gara për titullin e La Ligës po bëhet gjithnjë e më interesant.

Barcelona ka lëshuar pikë të premten mbrëma duke barazuar 0-0 me Sevillën, për t’ia dhënë mundësinë Realit që ta rrëmbejë kreun, pasi e mposhti 2-1 të dielën Real Soecidadi.

Nëse sezoni kryhet me pikë të barabarta, atëherë kampion i Spanjës do të jetë Real Madridi për shkak të ndeshjeve direkte, pasi e ka mposhtur në Bernabeu 2-0 Barcelonën dhe ka barazuar 0-0 në dhjetor të vitit të kaluar në ‘Camp Nou’.

Barcelona ka kalendar më të vështirë se Madridi.

Në javën e 31-të Barça do të presë skuadrën e Athletic Bilbaos, derisa në atë të 32-tën i shkon Celta Vigos.

Pastaj në të 33-tën, e pret në ‘Camp Nou’ Atletico Madridin, më pas luan si mysafirë i Villarreal, një teren i vështirë derisa në xhiron e 35 pret në ‘Camp Nou’ Espanyolin.

Në xhiron e 36 i shkon Real Valladollidit, pastaj pret në Camp Nou Osasunën, derisa me 19 korrik e mbyllë sezonin në udhëtim te Alaves.

Në anën tjetër, Madridi do të presë Mallorcan në ‘Alfredo Di Stefano’, pastaj do të luajë në udhëtim me Espanyolin.

Athletic Bilbao dhe Villarreal gjithashtu janë kundërshtar të Los Blancos, ashtu si të Barcelonës.

Getafe. ALaves, Granada janë kundërshtarët tjerë të mbeture, derisa sezonin e mbyllë në udhëtim te Leganes.

Gara do të vazhdojë të jetë tërheqëse deri në fund, një gabim në këtë fazë do të ishte fatale për secilën skuadër. / Express/