Donika Gervalla: Isa Mustafa s’po çlirohet prej tuteles se Kadri Veselit e Hashim Thaçit

E publikuar: 28/05/2015 00:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gervalla po ashtu ka theksue se Isa Mustafa asnjihere nuk ka qene perkrahes i Ibrahim Rugoves.

Ajo ka theksue se per kete madje ka edhe fakte.

Derisa per te Diellen ajo ka theksue se sfida e LDK’s asht me u lirue prej kesaj strukture e cila tash e sa kohe po e mban peng.

Gervalla ka theksue se LDK’n duhet me mate me ata njerez te cilet nuk duen me hy me strukturen e tyne.

Ajo pret te Diellen me fole dhe me debatue per te gjitha çashtjet te cilat tashma per nji kohe te gjate po e sfidojne LDK’n.

 

 

 

Gervalla: Isa Mustafa e ka sjell LDK ne 13% 

 

Donika Gervalla ka theksue se Isa Mustafa e ka sjell LDK ne 13%.

Simbas saj, Mustafa LDK’n e cila ka qene partia numer nji ne kohen e Rugoves, e ka sjelle ne nji subjekt i cili tash merr vetem 13% ne zgjedhje.

Ajo ka theksue se ka pase oferte me hy ne listen e deputetes prej Mustafes, por ajo e ka pase nji kusht – qe LDK duhet me qene e vendost mos me ba koalicion as me anen e krimit te Dukagjinit e as te Drenices.

Gervalla po ashtu ka tregue se i ka shkrue vete leter Mustafes se ai ma shume ka kontribue ne shkaterrimin e LDK’s se sa e ka ringjalle ate.

Ajo madje e ka quejt Mustafen si njeri teknokrat e njeri qe nuk ka vizion me çue perpara LDK’n.

 

Donika Gervalla: Isa Mustafa s’po çlirohet prej tuteles se Kadri Veselit e Hashim Thaçit 

 

Donika Gervalla, kryetare e LDK’s ne Gjermani, ka thane se anulimi i zgjedhjeve ne Gjermani asht zhgenjyes, ngase atje asht zhvillue nji proces demokratik.

Ajo ka thane se ne Gjermani jane mbajt zgjedhjet ma demokratike.

Simbas saj, askush prej strukturave nuk ka qene ne gjendje me e takue ne seline e LDK’s ne Prishtine.

Zoja Gervalla ka theksue se dega ne Gjermani asht nji prej ma demokratikeve qe egziston.

Isa Mustafa nuk asht i lire ne vendimet e tij, dhe paaftesia e tij me u çlirue prej tuteles se Kadri Veselit e Hashim Thacit e ka prue partine ketu ku asht sot, tha zoja Gervalla.

Për ata që nuk munden me e ndjekë këtë intervistë nëpërmjet televizorit, ajo ka me u transmetue live edhe në linkun KËTU, prej orës 20:00.