75 aktakuza për 24 orë

28.10.2019 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
75 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 75 aktakuza kundër 95 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 15 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 22 aktakuza kundër 26 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej pesë (5) aktakuza ndaj nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme

penale, si dhe janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti dikur thoshte se nuk ulet në një tavolinë me Gjuriqin, sonte krahë për krahë njëri-tjetrit

Kurti dikur thoshte se nuk ulet në një tavolinë me Gjuriqin, sonte krahë për krahë njëri-tjetrit

Profesori i studimeve islame përmend hajmalinë pas mosmarrëveshjeve LDK-VV

Profesori i studimeve islame përmend hajmalinë pas mosmarrëveshjeve LDK-VV

Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë/ Manzë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë/ Manzë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Punëtori i KEDS-it lëndohet nga mungesa e mbrojtjes, fillojnë hetimet

Punëtori i KEDS-it lëndohet nga mungesa e mbrojtjes, fillojnë hetimet

Daçiq komenton deklaratën e Albin Kurtit që tha se nuk ulet në tavolinë me Vuçiqin

Daçiq komenton deklaratën e Albin Kurtit që tha se nuk ulet në tavolinë me Vuçiqin

Rreth 60 raste të korrupsionit e kanë bllokuar liberalizimin

Rreth 60 raste të korrupsionit e kanë bllokuar liberalizimin

Baraliu: LDK dhe VV do të ndëshkohen nga qytetari nëse nuk arrijnë marrëveshje

Baraliu: LDK dhe VV do të ndëshkohen nga qytetari nëse nuk arrijnë marrëveshje

Ambasada e Katarit, 8 kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë

Ambasada e Katarit, 8 kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë

Haradinaj thotë se zgjedhjet e reja nuk janë drejtim i duhur

Haradinaj thotë se zgjedhjet e reja nuk janë drejtim i duhur

Në cilin vit Albin Kurti thoshte publikisht se do konflikt?

Në cilin vit Albin Kurti thoshte publikisht se do konflikt?

Feilcke: Mos liberalizimi i vizave për Kosovën lidhet me zhvillimet brenda BE-së

Feilcke: Mos liberalizimi i vizave për Kosovën lidhet me zhvillimet brenda BE-së

Banesat e premtuara/ Erdogan: Për 6 muaj deri në një vit do e kemi kryer si punë

Banesat e premtuara/ Erdogan: Për 6 muaj deri në një vit do e kemi kryer si punë

Amnistia e Ivanovit përplas politikën me Gjykatën Kushtetuese

Amnistia e Ivanovit përplas politikën me Gjykatën Kushtetuese

Gruaja rrah burrin në Vushtrri, e bën për spital

Gruaja rrah burrin në Vushtrri, e bën për spital

Pasojat po i bartin edhe fëmijët tanën, thonë gratë e dhunuara gjatë luftës

Pasojat po i bartin edhe fëmijët tanën, thonë gratë e dhunuara gjatë luftës

Veliu: VV-së s’i takon edhe Presidenti, s’nënshtrohemi në koalicion

Veliu: VV-së s’i takon edhe Presidenti, s’nënshtrohemi në koalicion