73-vjeçari vret me sëpatë bashkëshorten: E vrava në gjaknxehtësi, më kërkonte llogari (Foto)

E publikuar: 28/08/2016 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ilustrim

Zbulohen detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Golem, ku një i moshuar ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi pushimi, tek kompleksi “Murrizi” në Golem, ku 73-vjeçari Veli Dervishi ka goditur me sëpatë në kokë bashkëshorten e tij Shazivare Dervishi, 68 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se 73-vjeçari është vetëdorëzuar në Postën e Golemit, menjëherë pas kryerjes së krimit. Pas vrasjes së gruas i moshuari ka lajmëruar djalin e tij për veprimin e kryer.

Ai ka deklaruar në polici, se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas një konflikti të çastit.

I është shprehur në polici se gruaja i kërkonte llogari për gjithçka, sipas tij ajo gjithmonë e pyeste se ku shkonte dhe se ai nuk mund t’i përgjigjej për gjithçka.

Çifti Dervishi jetonte në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, por kishin shkuar në Golem për të kaluar ditët e nxehta të verës.

Krimi në Golem, i moshuari në gjendje të dehur: E vrava në gjaknxehtësi, më kërkonte llogari