73 pacientë të infektuar me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

E publikuar: 29/07/2020 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 73 pacientë me Covid-19.

29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 164 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,056 analiza”, ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, nëpërmjet një postimi në Facebook.