70 kompani VIP në Gjykatë

E publikuar: 04/11/2017 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në muajin tetor, ka arritur në 70 numri i kompanive VIP që kanë paditur tatimet në gjykatë. Shifra shënon një rënie të lehtë krahasuar me muajt e verës, kur numri i padive kundër Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj ishte mbi 80.

E megjithatë, në përplasje me tatimet rezultojnë aktualisht disa prej kompanive më të mëdha në vend.

Ato i kërkojnë Gjykatës shfuqizimin e gjobave të kripura prej miliona lekëve, apo rimbursimin e detyrimeve të vjelura pa të drejtë nga tatimet. Gjobat dhe kamatëvonesat e kontestuara në disa raste arrijnë deri 100 mijë dollar.

Tetori shënon një rënie të lehtë edhe të numrit total të bizneseve që kanë paditur nëpër gjykata administratën tatimore. Aktualisht rezultojnë në total 396 padi kundër administratës tatimore, nga 426 të shënuara në muajt e verës.