7 mijë e 144 studentë i pranon UP-ja këtë vit

E publikuar: 31/05/2017 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur në mbledhjen e sotme që numri i studentëve që do të pranohen në vitin e ri akademik do të jetë 7 mijë e 144, njofton Klan Kosova.

Në këtë mbledhje u morrën edhe vendime për zgjedhjen e personelit akademik nga konkursi i datës 24.11.2016 ku njëri ndër profesorët që morri avancim ishte kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti cili nga profesor i asocuuar mori thirrjen profesor i rregullt në fakultetin e Ekonomisë.

Përpos , kësaj pikë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje ishte marrja e vendimit për revokimin e gradës shkencore doktor i shkencave për kandidatin e doktoruar në fakultetin ekonomik, Hysnija Bubulica.

Ky i fundit sipas disa provave që ka sjellë policia e Kosovës posedon diploma false, mirëpo për procedura për t`u tërhequr grada shkencore senati u morr vesh që vendimi të merret në mbledhjen e radhës.