7 arsyet e ringritjes së Real Madridit

E publikuar: 22/06/2020 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

8 ditë i kanë mjaftuar Real Madridit për të kthyer situatën në Spanjë në favor të tij, duke rimarrë kryesimin në La Liga, të cilin e humbi përpara ndalesës për shkak të COVID-19.

Interpretim thuajse perfekt i Los Blancos u ka dhënë mundësinë të rikuperojnë në kohë rekord ndaj rivalëve të përjetshëm.

Por janë disa arsye të cilat e kanë sjellë këtu skuadrën madrilene.

  • Niveli i lartë konkurues.

Puna e  shkelqyer e Real Madrid në veçanti në përgatitjen fizike, ka qenë në lartesinë e duhur. Dhe kjo lidhet me emrin e Gregory Dupont, shkencëtari që i kthehu lojtarët në motora. Dupont pasi u shpall kampion bote me Francën në 2018-ën, kaloi tek Real Madrid dhe frutet po merren.

  • Zidane ka skuadrën në kontroll

Përpara ndalesës trajneri shfaqi ndjesi negative, ndikuar nga humbjet me Levanten dhe Betis, të cilat prekën shumë anën psikologjike të skuadrës. Rikthimi tregoi që Zidane i ka gjërat e qarta në kokë, ndërsa lojatrët treguan karakter dhe përqëndrim sidomos kundër Eibar dhe Sociedad.

  • Forcë dhe goditje

Ekipi u rikthye duke shfaqur ekulibër në të gjithë repartet. Në mbrojtje janë më të mirët me 21 gola të pësuar. Në sulm skuadra ka rifituar agresivitetin dhe saktësinë në rastet e krijuara, me 8 gola në 3 ndeshje.

  • Hazard-Asensio

Dy lojtarë të rëndësishëm që i shtohen grupit të Zidane. Belgu duket se ka rifituar formën e tij, ndërsa Asensio është rikthyer pas 11 muajve mungesë, madje duke debutuar me gol kundër Valencias, duke treguar që do të jetë shume i vlefshëm

  • Golat e Benzema

Real ka nevojë për golat e tij. Ka shënuar 17 deri tani dhe është një pikë referimi në sulmin madrilenëve, duke rikuperuar sensin e golit, duke shënuar 3 në 3 takimet e fundit, duke qenë deçiziv para portës.

  • Rotacionet

Stoli me shumë alternativa këto kohë po i jep mundësinë Zidane të freskojë skuadrën me ndryshimet e shumta, nga ndeshja në ndeshje. Ka humbur lojtarë në këtë periudhë si Nacho, Isco apo Lucas Vasquez, por kanë rezultuar fituese kartat e Vinicius dhe  James si për shembull ndeshjen e fundit në Anoeta.

  • ga Bernabeu në Di Stefano

Vendimi për të mos luajtur në Santiago Bernabeu, e vuri skuadrën përpara faktit që do të luante po në Madrid por në një stadium të vogël në të cilin nuk ishin ambjentuar. Por kjo nuk i pengoi aspak duke u përgjigjur në fushë, madje edhe në transfertë skuadra ka reaguar mirë, duke ndërprerë serinë e 2 humbjeve, me një fitore të rëndesishme siç ishte për ta finalja në Anoeta. Tani çdo gjë është në dorën e tyre. 8 finale deri në fund, për një kampionat që mund të fitohet ashtu si 13 vite më parë me pike të barabarta me Barcelonen. Le të  shohim./Express/