69 aktakuza për 24 orë

E publikuar: 21/10/2019 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 84 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshua dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjithsej gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, kjo prokurori,ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngitur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.