68 aktakuza për 24 orë

E publikuar: 12/09/2019 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e tetë (68) aktakuza kundër shtatëdhjetë e një (71) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar për 48 orë, tetë (8) persona, si dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për nëntë (9) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me kërkesë të prokurorit të shtetit për sekuestrim të përkohëshëm, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata kompetente, janë sekuestruar përkohësisht:

Një (1) traktor i tipit “ Internacional 654”, çelësat e traktorit, rimorkio e traktorit e markës së panjohur dhe masa drunore e llojit “Ahu” të cilat janë prerë dhe transportuar kundërligjshëm në sasi prej 1.30m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personve, një person (1) i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, një (1) person i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe një (1) person i dyshuar për veprën penale“Vrasje në tentativë”

sipas KPRK-së. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave. Po ashtu, me urdhër te prokurorit kujdestar është dërguar në autopsi një trup i pa jetë si “vdekje e dyshimtë”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur njëzet e tri (23) aktakuza, kundër njëzet e tre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.