65 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prin PAN (VIDEO)

E publikuar: 30/06/2017 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për vetëm 24 orë sa kishte afat, 65 ankesa janë parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ato janë bërë nga kandidat për deputet të partive që ishin në garë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ankesa më së shumti janë adresuar nga koalicioni PAN, me gjithsej 22 sish, njofton Klan Kosova.

Pas tyre renditen koalicioni tjetër LDK-AKR, me 19 ankesa.

Ndërsa 11 ankesa ka parashtruar Lista Serbe, ku në mesin e tyre është edhe vet kreu i këtij subjekti politik, Sllavok Simiq.

Në PZAP, nuk dhënë shumë detaje për natyrën e ankesave.