627 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, raportohet nga Mbretëria e Bashkuar

E publikuar: 12/05/2020 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbretëria e Bashkuar në 24 orët e fundit ka raportuar 627 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 32,692.

Ndërsa ditën e djeshme u shënua bilanci më i ulët i viktimave që prej datës 29 mars me 210 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë e vendit po ashtu njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.043 raste pozitive COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 226.463.

Po ashtu u njoftua se në 24 orët e fundit janë kryer 85.293 teste të dyshuara të COVID-19, ndërsa që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes janë bërë gjithsej mbi 2 milionë teste.

Në Britani, ka nisur hapja e vendit, me dyqanet dhe bizneset e tjera që kanë nisur të funksionojnë. Shkollat pritet që të nisin më qershor.