E publikuar: 07/05/2015 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arritje fantastike e FC Kevitan në Kategorinë e Tretë. Skuadra e krijuar para vetëm para pak vitesh arriti shifrën fantastike prej 18 fitoresh radhazi duke mposhtur me rezultatin e thellë 14-0 Akademinë Ajaks duke thyer në këtë mënyrë rekordin e serisë prej 17 fitoresh radhazi që mbahej nga Dinamo. Edhe pse bëhet fjalë për dy Kategori të ndryshme rekordi i Kevitan është gjithsesi domethënës për një skuadër të krijuar vetëm pak kohë më parë, por që ka bërë vërtet diferencën në organizim e fushën e blertë.

Shifrat e Kevitan janë thjesht të frikshme, e vështrië se mund të gjendet në ndonjë nga vendet e tjera të Europës edhe kur bëhet fjalë për kategoritë inferiore. Kevitan ruan rekordin e plotë prej 18 fitoresh në 18 ndeshje të këtij sezoni duke u konfirmuar si favoritja absolute për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë, por statistikat interesante nuk përfundojnë këtu pasi në 18 ndeshje FC Kevitan ka shënuar plot 115 gola, rekord më vetë ky ndërkohë që ka pësuar vetëm 4 gola, shifra me të vërtetë impresionuese./superspot.al/