62 mijë punonjës shëndetësorë janë prekur nga koronavirusi në SHBA

E publikuar: 27/05/2020 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mijëra mjekë e infermierë amerikanë janë prekur nga koronavirusi nga pacientët që kanë qenë duke i trajtuar.

Sipas vlerësimeve të Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve janë 62 mijë e 344 punëtorë shëndetësore që janë të prekur nga ky virus.

Janë së paku 291 prej tyre që kanë ndërruar jetë. Pavarësisht të dhënave, thuhet se në realitet situata qëndron më ndryshe dhe që shifrat mund të jenë më të larta.

Numri aktiv i punëtorëve shëndetësorë që janë të prekur nga virusi korona janë nëntë mijë e 282 veta.