62.6% të saktë në Testin e Arritshmërisë

E publikuar: 08/06/2015 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta.

Rezultati i këtij testi doli të jetë 62.6 për qind në nivel të Kosovës.
Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se ky rezultat është i kënaqshëm.

“Rezultati i arritshmërisë është i kënaqshëm dhe përafërsisht i njëjtë me atë të vitit të kaluar”, ka thënë Guri në konferencën për media.

Në lëndën e gjuhën angleze nxënësit dolën të jenë më të mirë me 85.8 për qind. Ndërsa në lëndën e fizikës dolën të jenë më keq me 48.2 për qind.

Testi është mbajtur në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.