Joshni si mashkull! (Foto)

E publikuar: 03/05/2015 01:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A e keni pyetur veten ndonjëherë ku gaboni derisa bëni për vete ndonjë mashkull? Me siguri në taktikë! Por as kjo nuk është diçka e keqe nëse në kohë e kuptoni se si funskionon truri i meshkujve dhe rrëmbeni taktikat e tyre të joshjes e cila bëhet në disa hapa. Pra çfarë prisni? Provojeni menjëherë.

1.Hapi i pare – Flirti
Meshkujt e shohin a je e lirë duke shtruar disa pyetje- atëherë përdoreni taktikën e njëjtë. Më pas leni mega statuse në faqet e FB, tek miqtë e përbashkët, për të cilat jeni e sigurtë se do t’i lexojë. Dërgojini ndonjëherë edhe sms neutral apo ndonjë të hareshëm. Për fillim është boll që ai të interesohet për ju.

2.Hapi i dytë – gjuha e dashurisë
Kjo mënyrë e bashkëbisedimit në ditët e sotme zhvillohet nëpër internet. Meshkujt e sotëm e adhurojnë teknologjinë dhe gati gjithmonë me anë të saj e bëjnë hapin e parë. Vazhdoni ta provokoni në FB duke i dërguar Poke e cila njihet si një shtytje për të filluar flirtin, punoni në këtë për disa kohë pastaj filloni me e-mail dhe dërgojani listën e pyetjeve që ju interesojnë “A i don më shumë macet apo qenjtë”, ‘A i hani hamburgerët’…Kjo taktikë zakonisht funksionon, sepse: a) mban interesimin tuaj për te, b)ju lehtëson nga bisedat e para me të dhe c) të gjithë kanë qejf të flasin për vete.

Shtoni nga një puthje në mesazhet e para. Nëse ai i kthen në të njëjtën mënyrë, me siguri i pëlqeni. Por prapë ktheni puthjet në të njëjtin numër as më pak e as më shumë. Kohë pas kohe bëjani vetes me dije që jeni duke përdorur taktikën e meshkujve dhe mbahuni totalisht larg telefonit!women-orgasm1-a

3.Hapi i tretë- shkruajeni numrin e telefonit
Bëni diçka të marrë, si për shembull, derdhjani pijen në prehër. Më pas kërkoni falje duke u tallur, ose thjeshtë vazhdoni të pini. Mbushjani mendjen shoqes të marrë numrin e tij të telefonit.

4.Hapi i katërt- merruni vesh për takim
Caktoni takim me një sms i cili do të përmbajë drejtshkrim jo të mirë, diku të shtuneve në ora 3 të mes natës. Mbani mend që edhe ju (sit ë gjithë meshkujt) tronditeni nga refuzimi dhe asnjëherë mos thirrni direkt për takim (Mund ti shkruani ) ‘A je për një kifle të nxehtë me kafe” apo nëse e keni parë që është i interesuar shkruajani ‘Do të jem në këtë klub të premten mbrëma, nëse vjen në ora 9 mund të na bashkohesh, apo ndoshta edhe mund të shkojmë dikund vetë për një pijë” Jini të matura dhe jo shumë konkrete, në rast se nuk i keni kuptuar mirë sinjalet e tij.

5.Hapi i pestë – planifikoni takimin
Nëse pranon të dalë, atëherë jeni në lojë. Megjithate meshkujt e sotëm kanë një dilemë të madhe- ku ta cojnë femrën.

Mendimi i parë i secilit mashkull është të shkoni në ndonjë restoran, por shpejt çojnë dorë nga kjo pasi që: a) Është shumë shtrenjtë dhe b) Femrat këtë e presin, andaj ndonjë kafiteri është gjithmonë e mirëseardhur për takimin e parë.