61 të shëruar dhe vetëm 1 rast i ri me koronavirus në Kosovë

08.05.2020 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
61 të shëruar dhe vetëm 1 rast i ri me koronavirus në Kosovë

GJASHTËDHJETË E NJË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 08 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar një (1) rast.Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtin).
Sot më 08 maj 2020, janë shëruar 61 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot 622 raste.Më datë 08 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 77 vjeç nga Rahoveci, i konfirmuar me COVID-19 me datë 28.04.2020.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar nga data 27 prill 2020 dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt.Nga data 08 shkurt deri më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.557 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 862 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 08 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.997.103 raste të COVID-19 dhe 275.075 raste të vdekjes.QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJQËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë